Transmetuar më 16-09-2014, 21:04

Ky është një rast i veçantë i tregimit të dashurisë dhe forcës, i fëmijëve të cilët kanë humbur babanë e tyre nga një tjetër fëmijë, për shkak të një aksidenti të padëshiruar.

4 fëmijët e 39 vjeçarit Charles Vacca, i cili ishte instruktor në një qendër qitjeje dhe që falë profesionit të tij humbi jetën nga një vajzë 9 vjeçare në Aizona, thonë se duan ta takojnë dhe ti japin një përqafim vogëlushes në formë mbështetjeje.

Në një video mesazh kundrejt vajzës, fëmijët e Vaccas e inkurajojnë atë që të gjejë forcën të ecë përpara dhe ta hedhë këtë ngjarje pas krahëve, pasi sipas tyre, ishte vetëm një aksident dhe nuk është faji i të voglës për gjithçka ndodhi.

Charles Vacca dhe gruaja e tij kanë rritur 4 fëmijë të mrekullueshëm, të cilët ditën të tregohen të mençur dhe shumë të kuptueshëm. Ta janë Christopher, 11vjeç, Tylor, 14 vjeç, Elizabeth, 15 vjeç dhe Ashley, 19 vjeç. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit