
Tiranë, 16 shtator 2014, NOA.al – Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti një delegacion të Grupit të Miqësisë Poloni-Shqipëri nga Parlamenti i Polonisë, të cilëve iu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e statusit të Shqipërisë.
Më herët Meta u shpreh se “Polonia nuk është vetëm një vend mik, por edhe një vend i rëndësishëm aleat për Shqipërinë, dhe në këtë drejtim duhet të thellojmë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve”.
Ai çmoi asistencën dhe ekspertizën polake në kuadër të hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit evropian të vendit, ndërsa kryetari i Grupit të Miqësisë Poloni-Shqipëri Tomasz Glogowski nënvizoi se të dy grupet reciproke të miqësisë do të punojnë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërparlamentare, të cilat kanë një peshë të veçantë në marrëdhëniet dypalëshe.
Kryetari i Kuvendit dhe delegacioni i deputetëve polakë biseduan mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke ndarë bindjen se forcimi i bashkëpunimit shumëpalësh mes Shqipërisë dhe Polonisë i shërben forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





