Transmetuar më 16-09-2014, 19:53

Shkodër, 16 shtator 2014, NOA.al – Me sa duket, nuk kanë të përfunduar të shtënat me armë në qendrat e qyteteve shqiptare ditën e sotme.

Pas shkëmbimit të zjarrit të ndodhur në qytetin e Lezhës gjatë orëve të pasdites, të shtëna armësh janë dëgjuar edhe në qendrën e qytetit të Shkodrës.

Policia ka konfirmuar për NOA.al se si pasojë një person është plagosur dhe është transportuar për në spital. Aktualisht nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurit. Ai është identifikuar si 24 vjeçari Elidon Peraj.

Deri në këto momente nuk ka detaje të hollësishme mbi autorët apo konfliktin e ngjarjes, e cila ka ndodhur në një lokal në lagjen “Qenal Stafa” në afërsi të urës Dervishbeg. Vijon puna kërkimore nga ana e policisë.

Qëndrimi i policisë mbi ngjarjen

Me datën 16. 09. 2014, në vendin e quajtur “Perash”, nga dy persona të maskuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. P., vjeç 26, banues në Shtoj i Ri, Shkodër. Si pasojë është plagosur shtetasi E. P., duke marrë plagë të lehta i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me këtë ngjarje u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. H., vjeç 25, banues në Dobraç, i cili është i dyshuari kryesor për këtë ngjarje. Po punohet për identifikimin e personit tjetër që ka qëlluar me armë. Gjatë ndjekjes së autorëve ne Fshatin Dobraç, është gjetur duke u djegur automjeti Tip Benz, me targa SH 7356 D, me të cilin kanë lëvizur autorët e kësaj ngjarje. Në automjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre armë zjarri Automatik Model 56 mm. Po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Materialet u kaluan Prokurorisë Krimeve të Rënda, parashikuar nga neni 79/dh – 25 dhe 278/5 të Kodit Penal./k.k/a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit