








Gjirokastër, 16 shttaor 2014, NOA.al- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, Zvdrejtori i Përgjithshëm Për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda Haki Cako, së bashku me Ambasadorin e Anglisë në Shqipëri dhe dy këshilltarë të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe, kanë zhvilluar një vizitë në komunën Lazarat. Bashkë me ta ishte e pranishme edhe Prefektja e Qarkut të Gjirokastrës, Zamira Rami.
Qëllimi i vizitës ishte për të parë nga afër situatën dhe normalitetin e jetës së banorëve pas operacionit antikanabis në Lazarat.
Ambasadori i Anglisë Nicholas Cannon dhe ministri Saimir Tahiri kanë takuar dhe biseduar me banorë në qendër të fshatit Lazarat dhe më pas kanë parë nga afër kapanonet ne pronësi të Gate Mahmutaj, ku gjatë operacionit antikanbis u sekuestruan laboratore droge, marijuanë, armë dhe bimë të mbjella.
Gjatë takimit banorët i kanë kerkuar Ministrit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ngritjen e një Poste Policie në Komunën Lazarat./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





