Transmetuar më 16-09-2014, 13:01

Tiranë, 16 shtator 2014, NOA.al- Kreu i ALUIZNI, Artan Lame në një dalje për mediat bëri me dije se rreth 14 mijë objekte mbeten jashtë procesit të legalizimit.

Sipas tij kjo gjë vjen për shkak të planit rregullues të disa komunave dhe bashkive, veçanërisht në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit.

“Janë rreth 14 mijë objekte për të cilat rrezikojnë të mbeten jashtë vazhdimit të procesit të legalizimit. I gjithë territori i Bashkisë Kamëz me planin rregullues parashikon ndërtime deri në 9 kate dhe këto parametra janë shkelur. Bulevardi “Berisha”, gjatë gjithë bulevardit parashikohen ndërtime të larta ndaj bllokohen dhe nuk mund të legalizohen. Njësitë më të rrezikuara janë njësia 6 dhe 7, “Ish Fusha e Aviacionit” dhe Kombinati. Komuna Paskuqan ka miratuar në planin rregullues ndërtime të llojit Manhatan. Do fillojmë rishikimin planit për ti hapur rrugë legalizimit”, u shpreh Lame.

Ai shtoi se në një letër drejtuar Kryeministrit Edi Rama do të kërkohet rishikimi këtyre planeve rregulluese, sa i takon planifikimit të lartësisë në këto zona, rrjeteve infrastrukturore, dhe të përdorimit të tokës.

Sipas tij vetëm në Bashkinë e Tiranës, janë pesë mijë objekte që rrezikojnë të mos legalizohen, pesë mijë të tjera në Paskuqan dhe rreth katër mijë në zonën e Kamzës./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit