Transmetuar më 16-09-2014, 10:31

Elbasan, 16 shtator 2014, NOA.al- Dy persona u vunë në pranga nga forcat e policisë së Elbasanit, pasi u kapën me një arsenal armësh dhe municionesh. Të ndaluarit janë 42 vjeçari Kastriot Seiti dhe 58 vjeçari Xhemal Zeneli, që të dy nga Elbasani.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga policia se të sipërpërmendurit posedonin municione luftarake.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Kastriot Seitit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 176 copë fishekë pistolete; 900 copë fishekë automatiku; katër granata, tre ofensive dhe një difensive.

Ndërsa arrestimi i Xhemal Zenelit, u bë pasi, në afërsi të varrezave të qytetit në lagjen “Shënkoll” Elbasan, u kap në flagrancë me një armë zjarri automatik model 56.

Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Mbatja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake”./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit