
Fier, 16 shtator 2014, NOA.al- Në një pus nafte në zonën e Verrisë në Fier, është çliruar gaz. Për shkak të nivelit shqetësues të çlirimit të gazit është evakuuar zona përreth, pasi dyshohet një helmim i mundshëm.
Dhe në fakt duket se problemet kanë mbërritur pasi është ndërprerë mësimi në shkollën e mesme “Vasil Sota” për shkak se disa nxënës nisën të shfaqnin shqetësime.
Pusi i naftës ku u pikas nxjerrja e gazit është në posedim nga “Bankers Petroleum”, pranë të cilit ndodhet edhe reparti i avarive të Albpetrol, të cilit nuk i është kërkuar ndihmë dhe nga ana e tij nuk është ndërhyrë.
Reagimi i Bankers Petroleum
Disa orë pas ngjarjes, kompania Bankers Petroleum Albania Ltd Albania Ltd ka reaguar në lidhje me incidentin e shkaktuar në pusin B-28 në fshatin Verri, komuna Mbrostar, Fier.
Bankers tha se në mëngjesin e 15 shtatorit u zbulua një tentativë vjedhjeje nga persona të paidentifikuar në një pus gazi që ndodhet në pjesën veriore të fshatit Verri, komuna Mbrostar në Fier. Kjo ngjarje çoi në çlirimin e gazit në ajër në zonën përreth këtij pusi. Kompania tha se u njoftua në lidhje me këtë incident dhe menjëherë nisi operacionet për vënien nën kontroll të këtij pusi.
Si fillim kompania instaloi aparatet matëse të gazit për të llogaritur sasinë e gazit prezent në zonë dhe me marrjen e rezultateve konstatoi se aty kishte nje përqindje të lartë gazi helmues, H2S. Kompania filloi evakuimin e banorëve nga zona potenciale e rrezikut dhe mori masat teknike për mbylljen e pusit me qëllim parandalimin e ndonjë ndërhyrjeje tjetër në të.
Bankers pretendon se nuk ka patur dëmtime nga ky incident dhe shton: "Të gjithë banorët do të mund të kthehen në shtëpi në një kohë të shkurtër, sapo pusi të jetë mbyllur plotësisht dhe cilësia e ajrit të jetë kthyer në nivele brenda normës".
Kompania tha se po punon për vënien nën kontroll dhe ndaljen e kativitetit të këtij pusi duke marrë të gjitha masat teknike, Kurse tha se kërkon bashkëpunimin e insitucioneve që monitorojnë veprimtarinë hidrokarbure në nivel qendror dhe lokal, si edhe mbështetjen e policisë së shtetit që incidente të tilla të mos përsëriten më. /a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





