Transmetuar më 16-09-2014, 00:01

Shefi i Policisë së Indonezisë, gjenerali Sutarman, ka zbuluar fakte të pabesueshme gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të policisë dhe me përfaqësues të kompanisë ajrore “Malaysia Airlines”. Ai pohoi se e di se çfarë ka ndodhur me aeroplanin e zhdukur të fluturimit “MH370”.

Deklarata se autoritetet shtetërore e kanë ditur gjithmonë për fatin e më të dashurve të tyre, shkaktoi kuriozitet dhe frikë tek familjarët e të zhdukurve. raporton portali Kompas.

“Bisedova me kreun e Policisë së Malajzisë, Tun Mohammed Hanif Omarin. Unë e di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me Boeingun e zhdukur”, thuhet në procesverbalin e takimit. Ata presin me hidhërim, ndërsa publiku tani beson se përgjegjësit e dinë se cfarë u ndodhi 6 muaj më parë 239 pasagjerëve dhe ekuipazhit në avion.

Këto pohime, sipas mediave indoneziane, Sutarman i ka bërë para një numri të madh të zyrtarëve të Policisë dhe të përfaqësuesve të linjës ajrore.

Kryeinspektori i Malajzisë, Khalid Abu Bakar, ka mbetur i befasuar me të dëgjuar deklaratat e kolegut të tij, duke kërkuar dhe një takim me gjeneralin Sutarman.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit