
Një familje e tërë ka ngelur me zemrën e thyer pasi i afërmi i tyre ndërroi jetë pasi dhuronte sasi të mëdha të spermës në një klinikë fertiliteti, kundrejt shumave të majme.
23 vjeçari Zheng Gang, një student i mjekësisë ka gjetur vdekjen ndërsa ka qenë duke dhuruar në një bankë sperme. Studenti ka qenë gjatë procesit të donacionit kur u gjet i pajetë në Wuhan University në Kinë, për shkak të një ataku në zemër.
Punëtorët e shërbimit nisën të shqetësoheshin pasi ai kishte ndenjur mbi dy orë i mbyllur në dhomë. Një infermiere, e cila shkoi ta kontrollonte e gjeti të shtrirë në tokë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta sjellë në jetë, gjithçka ka qenë e kot.
Autoritetet thanë se ishte vizita e tij e katërt në bankën e dhurimit brenda 10 ditësh. Gjithçka u bë publike pasi familja e të riut akuzoi klinikën si përgjegjëse për vdekjen e djaloshit. Familjarët kërkuan një dëmshpërblim prej 500 mijë paundësh, me justifikimin se Gang kishte qenë nën presion për të dhuruar spermë. Familjarët gjithashtu pretendonin se ishte faji i infermierëve, të cilët nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur në momentin që atij i është dashur.
Gjykata e shkallës së parë i kishte dhënë familjes një dëmshpërblim prej 19 mijë paundësh dhe 8 mijë paundë kosto për funeralin, por kjo nuk ishte e mjaftueshme sipas atyre. Pasi apeluan çështjen, gjykata vendosi në një moment të dytë se ky dëmshpërblim ishte tejet i kot, pasi Gang ishte mjaftueshëm i rritur për të vendosur vet se kur dhe sa duhej të dhuronte. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





