Transmetuar më 15-09-2014, 19:20

Tashmë që është zhvendosur në Britaninë e Madhe, ku edhe do të luajë me skuadrën e Liverpool, Mario Balotelli është shndërruar në një nga subjektet më të pëlqyera të tabloidëve, veçanërisht pas përfundimit të historisë së tij me Fanny Neguesha. Javën e shkuar pëshpëritej se mes tij dhe një modeleje bukuroshe, Rosie Tapner kishte një lidhje dashurie, ndërsa tani në Mirror është publikuar deklarata e një parukiereje, e cila ka treguar detaje nga një natë pasiononte e kaluar me Super Marion.

“Kemi bërë dashuri për tre orë rresht në shtëpinë e ti. Gjatë aktit ai më tha: më pëlqen, kjo më ndihmon të luaj më mirë”, ka rrëfyer gruaja e quajtur Emma Dalton. Sipas saj, bëhet fjalë thjesht për një natë pasiononte dhe asgjë më shumë. “E di që mes nesh nuk mund të ketë asgjë por ai është kaq tërheqës ndaj mendove, pse jo?”, ka thënë më tej Dalton.

Sipas saj, Mario ka marrë një taksi në mes të natës dhe bashkë me të ftuarën e tij, kanë shkuar në banesë. Parukieria, të nesërmen i kishte dërguar në telefon një foto me fundshpinën e saj, në të cilën kishte bërë një X të kuq me inicialet MB. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit