Transmetuar më 15-09-2014, 15:31




Qeveria turke po kërkon një investitor që të restaurojë dhe shfrytëzojë nga pikëpamja turistike një vend tashmë “fantazmë”, i cili në të kaluarën ka qenë i banuar nga një popullsi greke.
Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për mbetjet e fshatit grek të Levissi, i cili sot quhet Kayakoy dhe që ndodhet përballë ishullit grek të Rodos.
Është Ministria e Kulturës në Turqi ajo që së shpejti pritet ta nxjerrë në ankand, për të kërkuar një investitor i cili të jetë i interesuar për ta restauruar dhe për ta kthyer në një destinacion të frekuentuar nga turistët./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





