Transmetuar më 15-09-2014, 14:56

Durrës, 15 shtator 2014, NOA.al- Policia kufitare në portin e Durrësit vuri në pranga një djalë të ri, i cili ishte shpallur në kërkim.

Nga ana e uniformave blu gjatë orëve të natës u vu në pranga në port 22 vjeçari Darjel Prushi, banues në Larushk të Fushë Krujës, i dënuar më parë.

I riu po tentonte të udhëtonte me traget drejt Italisë. Prushi është shpallur në kërkim më 5 maj të vitit 2013 për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi vuajtjes së dënimit”, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar për verifikimin e vendodhjes së tij, nuk u gjet në banesë, duke shkelur kështu masën e sigurisë “Arrest shtëpie|, dhënë nga Gjykata Tiranë për veprën penale “Vjedhje”.

22 vjeçari iu dorëzua për veprime të mëtejshme shërbimeve të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit