


Tiranë, 15 shtator 2014, NOA.al- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë vizitës së tij në shkollën e mesme profesionale Teknike-Ekonomike, i shoqëruar edhe nga Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, uroi për një vit të mbarë shkollor.
Ai bëri me dije se ëhstë këtë vit janë 40% më shumë nxënës të regjistruar se vitin e kaluar në shkollat profesionale në vend.
Veliaj tha se ky është një vit i mirë për shkollat profesionale në Shqipëri, jo vetëm sepse ka pasur një numër të lartë regjistrimesh, porse edhe publiku e ka kuptuar rëndësinë e arsimit profesional.
“Këtë vit kemi pasur 40% shumë regjistrime, në shkallë vendi, sesa një vit më parë: një rekord që prej vitit 1994”, tha Veliaj, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të suksesshëm.
Ai përmendi raportin e fundit të INSTAT-it për punësimin, duke vënë në dukje se 63% e atyre që përfundojnë një shkollë profesionale kanë arritur të gjejnë punë; një shifër thuajse e barabartë me ata që përfundojnë arsimin e lartë.
“Kjo do të thotë mundësitë e punësimit për ata që mbarojnë një shkollë profesionale me ata që mbarojnë shkollën e lartë, janë thuajse të njëjta. Ndërkohë, për ata që mbarojnë gjimnazin e përgjithshëm mundësitë zbresin në 40%. Pra, ai që ka mbaruar një shkollë profesionale është më i punësueshëm se ai me gjimnaz të përgjithshëm”, tha ministri Veliaj.
Nga ana tjetër, ai vuri në dukje se në sistemin e arsimit profesional po ndryshojnë disa gjëra, duke nisur nga krijimi i bordeve të shkollës, të cilat në përbërje të tyre do të kenë jo vetëm mësuesit dhe prindërit, por edhe përfaqësues të biznesit.
Gjithashtu ministri deklaroi se sipas modelit dual gjerman, i cili po zbatohet në shkollat profesionale në vendin tonë, nxënësit do ta kalojnë 1/3 e mësimit të tyre duke bërë praktikën në bizneset e fushës ku studiojnë./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





