Transmetuar më 15-09-2014, 11:59

Ende nuk është e vendosur nëse do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, por ajo po e mendon këtë mundësi.
Hillary Clinton e pranishme në një aktivitet publik në shtetin e Iowa, vend ku në 2008 u mposht nga Barack Obama, në garën brenda demokratëve, ka komentuar mundësinë nëse ajo do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të ardhshme.
E pyetur se cili është vendimi i saj për të garuar për në Shtëpinë e Bardhë, Hillary tha, “Është e vërtetë po mendohem, por ende nuk kam marrë vendim”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





