Transmetuar më 15-09-2014, 10:55







Një statujë në nder të këngëtares Amy Winehouse, u zbulua në Londër me rastin e 31 vjetorit të saj të lindjes.
Statuja u vendos në lagjen e saj Camden Town, në zonën veriore të qytetit. Ndër të pranishmit gjatë prezantimit të statujës ishte babai i saj, Mitch Winehouse, i cili e cilësoi si një emocion të pabesueshëm, përballjen me statujën e së bijës.
“Është njëlloj sikur ka ndalur koha për të në një moment të bukur. Shpresoj që fansave të saj t’iu pëlqejë”, tha Mitch.
Amy Winehouse vdiq tre vite më parë për shkak të abuzimit me alkoolin dhe drogën./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





