Transmetuar më 15-09-2014, 08:52

Showgilrli italiane Elisabetta Canalis ka vënë kurorë me të fejuarin e saj Brian Perry. Canalis i tha “po” kirurgut amerikan, Brian Perry pas dy vitesh fejesë, në katedralen Santa Maria Immacolata në Alghero të Italisë.

Në mesin e të ftuarve ishin rreth 150 persona, mes miqve të ngushtë dhe familjarëve. Nusja ishte veshur me një fustan të bardhë tradicional dhe me një vello të gjatë prej katër metrash.

Qysh në orët e mëngjesit Elisabetta përdori profilin e saj në Twitter për të ndarë ankthin si nuse e ardhshme me fansat e saj./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit