
Tiranë, 15 shtator 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e hënë, 15 shtator 2014.
Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Çmimi i truallit, bizneset, formulari i ri për legalizimet”.
Tituj të tjerë janë; “Selia e PD, zyra për tre ish-kryetarët, Berisha, Shehi dhe Selami”.
“Apeli vendos sot për Fullanin, Prokuroria kërkon burg”.
“Arsimi, dita e parë e shkollës, Nikolla: Viti i reformave”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Nëpunësi civil, ndryshon ligji. Ministrja Milena Harito shpjegon kriteret për vlerësimin e performancës”.
Tituj të tjerë janë; “Seanca në Apel, vjedhja e Thesarit, sot vendoset fati i Fullanit”.
“Durrës, u plagos me plumb në kokë 10 ditë më parë, vdes 18 vjeçari”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Legalizimet, hapet procesi për 20 mijë objektet e mbetura jashtë afatit”.
Tituj të tjerë janë; “Rama-Nishani, zbardhen negociatat për Guvernatorin e ri”.
“Opozita, PD çon në Kushtetuese territorialen dhe katër ligje të tjera”.
“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Ardian Bitraj flet nga qelia: Përfitova, në Thesar nuk funksionojnë shumë gjëra”.
Tituj të tjerë janë; “Të përndjekurit, lista me 307 trashëgimtarët që nuk kanë tërhequr paratë”.
“Mimza Bruzia: Çdo fjalë e imja shqetëson familjen”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor,“Guvernatori, negociata në Presidencë. Nishani takim 30 minutësh me Kryeministrin Rama dhe drekë pune me Berishën”.
Tituj të tjerë janë; “Projekt për të ulur koston e energjisë”.
“Fier, nafta ka ndodtur mbi 200 km katrorë tokë”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





