Transmetuar më 14-09-2014, 13:59

Tiranë, 14 shtator 2014, NOA.al- Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, se ministrja Mimi Kodheli ka shkelur ligjin lidhur me mjetet e ushtrisë.

Në qëndrimin e MM thuhet se qeveria shqiptare është e vendosur të vazhdojë luftën ndaj krimit të organizuar dhe narkotikëve duke e hequr Shqiperinë nga lista e zezë ku e kishte futur qeveria e mëparshme.

“Të sulmosh Forcat e Armatosura pse mbështesin me mjete logjistike Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme në këto operacione do të thotë të sulmosh shtetin për të mbrojtur krimin dhe trafikun e drogës. Sa për prokurorinë, e ftojmë atë të thellojë hetimin mbi të gjitha rastet kur mjetet apo më keq akoma Forcat Speciale dhe ato Komando të FA-ve, janë keq përdorur në kërkim floriri apo ruajtje biznesesh private si Kampionati Mundjes, për të mos folur për transport këngëtarësh. I sigurojmë qytetarët se bazuar në ligjet e shtetit shqiptar, mjetet e FA-ve do të vazhdojnë të jenë në mbështetje të operacioneve në luftën pa kthim ndaj krimit dhe narkotikëve ashti siç kanë qenë e do të jenë në mbështetje të çdo aksioni civilo-ushtarak në shërbim të tyre”, thuhet nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në vijim ftohen përfaqësuesit e Partisë Demokratike që të distancohen nga mbrojtja e trafikantëve, kultivuesve të hashashit apo çdo krimineli që i sponsorizon./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit