
Tiranë, 14 shtator 2014, NOA.al- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin Bujar Nishani.
Takimi mes kreut të qeverisë dhe Kreut të Shtetit është mbajtur mesditën e sotme dhe ka zgjatur rreth gjysmë ore, ndërsa nuk dihen ende detajet e tij.
Paraprakisht mësohet se temë e takimit mund të ketë qenë, emri i Guvernatorit të ri, pas arrestimit të Ardian Fullanit, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve.
Sipas ligjit në fuqi, është detyrë e Presidentit Nishani për të porpozuar emrin e ri të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, dhe më pas ai shkon për votim në Kuvend./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





