Transmetuar më 14-09-2014, 13:13

E përdhunuar nga babai, lindi fëmijën e tyre, por askush nuk e beson. Anglezja Sarah Smith ka një fëmijë tetë vjeçar, i cili është fryt i përdhunimeve të babait të saj.

Vajza 25 vjeçare, nisi të ngacmohej seksualisht qysh në moshën dhjetë vjeçare, duke u abuzuar mbi 1000 herë nga i ati.

Si pasojë e përdhunimeve, ajo ngeli shtatzënë dy herë, por shërbimet sociale nuk e besuan.

Në moshën 17 vjeçare vajza u arratis nga shtëpia dhe nisi një lidhje me një bashkëmoshatarin e saj. E bindur se priste fëmijë me të dashurin e saj, vetëm pas katër vitesh gjatë një analize ADN-je, zbuloi se fëmija që kishte sjellë në jetë ishte fryt i përdhunimeve të të atit.

“E dua tim bir, por sa herë që e shikoj, më duket sikur shoh tim atë”, thotë Smith.

Sarah tregon se fëmija ka probleme në të mësuar dhe në sjellje, duke shtuar se kjo gjë është fryt i inçestit.

Vajza e denoncoi disa herë të atin, por ai nuk u dënua kurrë. Beteja e saj e vështirë u besua vetëm nga nëna, e cila duke kujtuar situata të caktuara u bind nga dëshmia e vajzës. Pas vitesh betejash gjyqësore, më në fund Sarah mori një shpërblim prej 160 mijë sterlinash./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit