



Çdo dyshim mbi jetën e 23 vjeçares Lisa Techel, nga Agency në Iowa (SHBA), shkoi në vendin e vet.
Gruaja kishte një familje që e donte, ishte e martuar dhe mbante në bark të voglën Zoey, dhe kishte në krahë dahsurinë e jetës së saj. Ishte e lumtur dhe kështu mendonte edhe për bashkëshortin e saj Seth. Por nuk ishte kështu.
Kishin kaluar vetëm shtatë muaj që nga momenti që ishin martuar, por Seth i kishte hedhur sytë tek një femër tjetër.
I riu me profesion zjarrfikës, ishte dashuruar me një kolegen e tij aq sa kishte vendosur të hiqte qafe gruan për të krijuar vend për dashurinë e re.
Siç u tha në gjykatën ku u dënua me burg përjetë, me një ftohtësi të paparë kishte marrë një armë tek një mik i tij dhe me të kishte vrarë Lisën.
Ishte maji i vitit 2012, kur Seth drejtoi armën kundër të shoqes e cila flinte dhe e vrau. Pasi bëri dush dhe eleminoi çdo gjurmë telefonoi policinë, duke pretenduar se dikush kishte hyrë në shtëpi dhe kishte vrarë gruan, gjatë kohës që ky i fundit lahej.
Një version që zgjati fare pak, kjo edhe prej dyshimeve të familjes së Lisës. Në muajin korrik Seth, u deklarua fajtor për vrasjen e së shoqes e cila ishte katër muajshe shtatzënë.
Ditën e djeshme u dha dënimi me burg përjetë, ndërsa Seth nuk dha asnjë deklaratë.
“Seth është një vrasës me zemër akulli. Unë do e quaja kafshë, por një kafshë vret vetëm në rast nevoje. Seth vrau se ashtu i pëlqeu”, tha mes lotësh motra e viktimës, Presley Caldwell./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





