
Gjirokastër, 14 shtator 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Gjirokastrës bëri të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike.
10 kg kanabis sativa u zbuluan gjatë kontrollit të bërë në një shtëpi në fshatin Zhulat të Gjirokastrës.
Si përgjegjës për të u vu në pranga 34 vjeçari Ylber Pula, në banesën e të cilit u gjet lënda narkotike e cila ishte futur në një thes plasmasi.
Shkak për ndalimin e tij u bënë informacionet e mbledhura nga uniformat blu, se në banesën e 34 vjeçarit fshihej lëndë narkotike, duke çuar në prangosjen e tij nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





