
Pas shamisë nuk fshihej fytyra e nënës, por nën burgën që dukej familjare, fshihej Christina Regusters, vajza që për 19 orë mbajti larg familjes së saj për ta përdhunuar një vajzë të mitur për ta braktisur më tej në mes të natës në një park.
Vogëlushja e cila sot është 7 vjeç, në janar të vitit 2013 u rrëmbye nga shkolla Bryant Elementary School në Philadelphia (SHBA) nga një grua e mbuluar kokë e këmbë me veshje myslimane të zezë, dhe me fytyrën e mbuluar.
“Jam e ëma, do nxjerr vajzën për drekë”, iu tha gruaja punonjësve të shkollës.
Në atë kohë Christina 19 vjeç, nuk u identifikua dhe e mori pa asnjë problem vajzën. U deshën tetë orë para se personeli i shkollës të kuptonte se diçka nuk shkonte, pasi nëna e vërtetë po e kërkonte vajzën në mënyrë të dëshpëruar.
Gjatë kësaj kohe vajza ishte përdhunuar deri në momentin që 19 vjeçarja e kishte lënë në parkun Upper Darby, ku u gjet nga një kalimtar i rastit.
Shkak për kapjen e përdhunueses u bë dëshmia e vajzës e cila e njihte Christinën, pasi ishte kujdesur për vëllanë e saj, si dhe ADN-ja e gjetur në bluzën që mbante veshur e vogla në momentin që u gjet. Për të mbyllur dëshminë e saj, vajza tha se gjatë kohës së përdhunimit një papagall fliste në shtëpi.
Ndërkohë gjatë kërkimeve në sajtet pornografike, u gjetën të dhënat e vajzës, duke çuar në arrestimin e saj.
Dënimi për të pritet të jepet më 15 dhjetor, pasi akuzohet për rrëmbim personi, dhunim dhe abuzim seksual me të mitur./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





