Transmetuar më 13-09-2014, 21:28

Fenomeni "selfie" por përhapet në të gjithë botën, që nga selfie i famshëm në Oscar, i cili theu rekordet nëpër rrjetet sociale. Edhe kompania Nikon ka krijuar një aparat të ri fotografik posaçërisht për të pasionuarit pas selfie-ve. Kjo kamera quhet Nikon COOLPIX S6900.

. Kamera Coolpix S6900 ka një sërë veçorish që do të mbështesin selfie-t, që nga dizajni i kamerës deri tek softueri që gjendet brenda kamerës.

Kjo pajisje është e para që ka ekran të përshtatshëm LCD. Ajo ka disa opsione për të hequr rrudhat e fytyrës ose për të zbardhur dhëmbët. Ju mund të lidhni gjithashtu kamerën me telefonin inteligjent dhe të shpërndani menjëherë fotot e bëra me cilësi të lartë duke përdorur Wi-Fi.

Nikon Coolpix S6900 ka një sensor CMOS 16 megapiksel me procesorin Expeed C2, dhe lente me gjatësi 25-300mm në anën ballore, që mund të zmadhojnë fotot deri në 12 herë. Ka edhe një ekran 3 inç me rezolucion 460k-dot në anën e pasme, e cila mund të lëvizë në disa pozicione.

Kompania Nikon ka konfirmuar dje çmimin e këtij aparati fotografik 249 euro dhe 23 shtatorin, si datën kur do të dalë në treg.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit