
Një burrë në moshë të thyer humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e sotme për shkak të një zjarri që shpërtheu në banesën ku jetonte.
Ngjarja ndodhi në Tiranë, te një banesë private në zonën e njohur si ish Fusha e Aviacionit, raporton NOA.al që citon burime policore të cilat kanë shkuar në vendngjarje.
Rreth 20 minuta më parë, salla operative e policisë së Tiranës u njoftua për zjarrin e rënë.
Në vendngjarje, një burim policor i tha agjencisë NOA se dyshimet e para bien mbi zjarr të ardhur për shkak të një shkëndije elektrike në shtëpinë përdhese.
Sulejman Shima, 87 vjeç u gjet i djegur brenda banesës dhe forcat policore që mbërritën bashkë me ekipet zjarrfikëse, vetëm sa konstatuan vdekjen e të ndjerit, pa mundur t’i japin ndihmë. /k.k.noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





