Transmetuar më 13-09-2014, 20:01

Tifozeri të përjashtuara dhe gjoba të majme. Ky ka qenë dënimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës për trazirat në sfidën Vllaznia – Tirana.

Përkrahësit shkodranë do të mungojnë në tribuna për 10 javë, ndërsa ata të Tiranës për 15 javë.

Grupimi “Tirona Fanatics” janë përjashtuar për të gjithë sezonin nga stadiumet shqiptare.

Tifozët më të zjarrtë të Badhebluve kanë marrë këtë ndëshkim për dhunë të përsëritur sipas asaj që shkruhet në komunikatën e Komisionit të Disiplinës.

Klubi i Futbollit Vllaznia duhet të paguajë edhe një gjobë një milion lekë, ndërsa Klubi i Futbollit Tirana 500 mijë lekë.

Ngjarjet e dhunshme të ditës së enjte në stadiumin “Loro Boriçi” shkaktuar disa të lënduar mes tifozëve dhe forcave të policisë.

Dëmtime janë shkaktuar edhe në stadium.

Trazirat në derbin e Shqipërisë u dënuan nga opinioni publik, ai sportiv dhe nga politika.

Vendimi i plotë

FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT KOMISIONI I DISIPLINES

Tirane me 13/09/2014

PROCESVERBAL

I mbajtur sot me date 13 shtator 2014, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura. Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 78 te KDS.

VENDOSI:

1. KF “Vllaznia”per deshtim ne permbushje te pergjegjesive per organizimin e nje ndeshje futbolli, pergjegjesi per sjelljen e gabuar te spektatoreve me pasoje hedhjen e sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes denohet me : zhvillimin e 10 (dhjete) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin parkates si dhe 1.000.000 (nje milion) leke gjobe bazuar ne nenet 65/1, 65/2, 66/1, dhe 66.3/b te KDS. 2. KF “Tirana” per pergjegjesi ne sjelljen e gabuar te spektatoreve te saj, me pasoje hedhjen e sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes, si dhe duke pasur akte te ngjashme te perseritura denohet me : zhvillimin e 15 (pesembedhjete) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin e saj si dhe 500.000 (peseqindmije) leke gjobe bazuar ne nenet 66/2, dhe 66.3/b te KDS. 3. Grupimi i tifozave “Tirana Fanatiks” per sjellje te dhunshme te perseritura ne stadiume denohen me mospjesmarje ne te gjitha aktivitetet futbollistike per sezonin 2014-2015,bazuar ne nenet 21,22, dhe 65/4 te KDS. 4. KF”Partizani”per sjellje te gabuar te tifozeris se saj dhe hedhje te fishekzjarreve ne fushe,denohet me 50.000 (pesedhjetmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

Komisioni i Disiplines

Kryetar Ardian Haci

Anetarë: Mimoza Odhisea, Kujtim Pagria

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit