Transmetuar më 13-09-2014, 19:18

Fansat e çmendur të futbollistit të talentuar Lionel Messi, që jetojnë në Rosario të Argjentinës, vendlindja e fantazistit të Barcelonës, nuk do të munden më t’i quajnë fëmijët e tyre ‘Messi’, pasi tashmë autoritet lokale kanë vendosur ta ndalojnë me ligj një gjë të tillë. Argumenti: Messi në Argjentinë është mbiemër dhe nuk mund të përdoret si emër i parë pasi krijon konfuzion.

Prirja për t’i quajtur fëmijët ‘Messi’ erdhi duke u rritur veçanërisht në qytetin e lindjes së futbollistit, pasi një fans i çmendur i tij i quajtur Hector Varela, nga Rio Negro, luftoi me të gjitha mënyrat me autoritetet vendore derisa u lejua që ta quante djalin e tij Messi Daniel Varela dy javë pasi ai erdhi në jetë.

“Unë jam babai i Messit, thotë ai i entuziazmuar. Shumë njerëz zgjedhin ta quajnë fëmijën e  tyre Lionel, por Messi është më bukur”.

Por jo vetëm fëmijëve u  vihet emri i Messi në Argjentinë. Një veteriner nga Catalonia ka rrëfyer se 701 maceve dhe qeneve u është vënë ky emër gjithashtu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit