Transmetuar më 13-09-2014, 15:17

Talenti ri i PSG, Adrien Rabiot nuk do të luajë në Ligue 1, për sezonin e ardhshëm, citon Supersport.

Kontrata e tij me Parizienët është drejt përfundimit dhe 19-vjeçari pëlqehet nga disa skuadra, mes tyre dhe Arsenali i Arsene Wenger, që është në bisedime e sipër me lojtarin, për ta transferuar atë në Londër.

Megjithatë “Topçinjtë” nuk do ta kenë të lehtë për Rabiot, pasi mesfushori 19- vjeçar, ndiqet prej kohësh nga Roma.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit