Transmetuar më 13-09-2014, 11:08

Tiranë, 13 shtator 2014, NOA.al – Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh ditën e sotme se modeli i të ardhmes së Shqipërisë dhe i një Shqipërie evropiane është modeli i punës. Sipas Bashës, Tirana evropiane ka nevojë për punë, jo për llogje.

Gjatë inspektimit të punimeve në rikonstruksionin e blloku "Qemal Stafa" në kryeqytet, Basha tha se është një investim i Bashkisë së Tiranës në përpjekje për një Tiranë moderne evropiane ku, sipas Bashës, standardi i jetës nuk shtrihet vetëm në qendër por edhe në periferi, në lagje të lëna në harresë si kjo.

“Tirana moderne evropiane është Tirana e punës, e cila mundohet të ndërtojë një jetë shumë të mirë për qytetarët. Është shumë e rëndësishme që Bashkia e Tiranës të vazhdojë projektet e saj. Tirana evropiane kërkon punë jo llogje. Kush nuk bën punë ka kohhë për llogje”, tha kreu i Bsahkisë së Tiranës.

Sipas tij, ata që nuk po përmbushin shpresat e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, janë përveshur me një propagandë bllokimesh për punët në Bashkinë e Tiranës.

“Qytetarët e Shqipërisë e dinë se modeli që funksionon për të ardhmen evropiane është ai i punës që ne do të vijojmë ta konsolidojmë në të mirën e qytetarëve të Shqipërisë dhe për një të ardhme evropiane”, përfundoi fjalën e tij Lulzim Basha. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit