
Me siguri që miliarderja Paris Hilton nuk ka nevojë për asnjë gjë, duke qenë se ka mjaftueshëm të holla për të blerë çfarë i duhet, por me sa duket kjo nuk i mjafton vajzës së pasur.
Dihet se ajo është një adhuruese e zjarrtë e kafshëve, duke qenë se i ka tashmë 6 qenë dhe dy mace, por qenushi i vogël që shihni në foto i ka rrëmbyer zemrën me shikimin e parë.
Ai është një qenush tepër i vogël, i ngjason një topi me qime të bardha shuam të buta. Dashuria e re e Paris Hilton ka kushtuar plotë 13 mijë dollarë. Qenushi i vogël, i cili quhet Mr Amaizing është një Pomerian, një racë shumë e kërkuar dhe e dashur, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me sa duket, ky është edhe qenushi më i vogël në botë. Me siguri që do të shndërrohet në një yll të ardhshëm. Ai dhe trashëgimtarja pasunare janë të pandashëm. Për të vërtetuar këtë, mjafton të shikoni fotot e tij në Instagram. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





