Transmetuar më 13-09-2014, 09:58

Tiranë, 13 shtator 2014, NOA.al – Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kryeqytet, ku si pasojë është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë një kalimtare.

Burimet e agjencisë NOA.al bëjnë me dije se një mjet tip “Fuoristradë” ka përplasur një të moshuar, e cila dyshohet se në momentin që ka ndodhur ngjarja, ka qenë duke kaluar rrugën.

Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Tiranës, ku edhe ndodhet në gjendje tepër kritike për jetën. Deri në këto momente nuk është zbardhur ende identiteti i të moshuarës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndaluar drejtuesin e mjetit. Po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit