





Në juglindje të provincës kineze të Sichuan ndodhet një vend vërtetë misterioz, një fshat i banuar momentalisht nga 80 persona, 36 prej të cilëve janë xhuxha, Yangsi.
Kjo gjë cilësohet e pazakontë pasi një popullsi normale probabiliteti i lindjes së një fëmije xhuxh, është një rast në 20 mijë. Por çfarë fshihet pas?
Sipas të moshuarve të fshatit, një sëmundje prek kryesisht fëmijët mes moshës pesë dhe shtatë vjeçare duke bllokuar rritjen e tyre dhe duke kufizuar disa aftësi.
Nga regjistrimi i popullsisë në këtë zonë që nga viti 1985, 119 persona janë prekur nga kjo sindromë e cila është edhe e trashëgueshme.
Mes banorëve qarkullojnë dyshime që sipas legjendës thuhet se forcat e së keqes kanë kaluar në fshat dhe për shkak të ngrënies së një breshke të zezë kanë lëshuar mallkim ndaj tyre. Në vitin 1997 u zbulua një përqendrim i madh mërkuri në terren, por deri më tani nuk është arritur të zbulohet lidhja me sëmundjen dhe misteri vijon ende./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





