
Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 13 shtator 2014 që Noa.al sjell për ju. Kjo është një ditë e mirë për të pushuar dhe për tu relaksuar. Në pjesën e parë të ditës këshillohet të merreni me disa punë të lehta. Do të karakterizoheni nga një kureshtje në rritje, megjithëse vështirë që në shërbim të saj të vini në përdorim disa njohuri që keni Gjysma e dytë e ditës do të ketë më relaksuese dhe romantike.
Dashi
Në orët e para të mëngjesit do të karakterizoheni nga optimizmi dhe humori i mirë. Në mbrëmje do t’iu duhet të rivlerësoni dhe të koordinoni planet sërish. Gjëra të tjera të rëndësishme mund të shfaqen papritmas në jetën tuaj me kokëfortësi. Ka shumë mundësi që partneri juaj të jetë tepër i zënë dhe ju do të duhet të merreni me të gjitha punët.
Demi
Në vend të mendimit logjik, entuziazmi do të karakterizojë pjesën e parë të ditës. Nismat tuaja të reja, mund të mos kenë sukses. Aventurat e fundit ka të ngjarë që t’iu zhgënjejnë, madje t’iu çojnë edhe në humbje financiare. Gjysma e dytë e ditës do të jetë e ngarkuar me aktivitete, të cilat do të jenë produktive.
Binjakët
Në gjysmën e parë të ditës në të gjitha bisedat do të mungojë thelbi, gjë që do të dëmtojë një rezultat të pritshëm. Sigurohuni që të diskutoni dhe mendoni për çështje të rëndësishme të dashurisë dhe kohën e lirë në pjesën e dytë të ditës. Binjakët të cilët janë në një lidhje, duhet të bëjnë një bisedë serioze me partnerin e tyre, në mënyrë që të përcaktojnë qartë atë që e cilësojnë si një sjellje të papërshtatshme.
Gaforrja
Duhet ta nisni ditën me kryerjen e detyrave të thjeshta dhe hap pas hapi me ato më të vështira. Pjesa e dytë e ditës do të jetë e favorshme për bisedime, këshillime, marrëveshje të vogla dhe udhëtime. Duhet të planifikoni takime të rëndësishme ose një intervistë pune.
Luani
Duhet ta nisni ditën me një atmosferë të këndshme dhe kështu do të siguroheni që humori i mirë do të zgjasë gjatë gjithë ditës. Gjysma e dytë e 13 shtatorit do të kërkojë që të mendoni me logjikë dhe të tregoheni më të disiplinuar.
Virgjëresha
Mundohuni që të shmangni të bërit viktimë nga entuziazi i rremë, veçanërisht kur është fjala për çështjet tuaja të brendshme apo marrëdhëniet familjare. Gjatë pasdites mund të keni shpenzime të papritura që do të kenë të bëjnë me transportin apo familjen. Shumë prej virgjëreshave do të tregohen kursimtarë në çështjet financiare por edhe ato shpirtërore.
Peshorja
Do të jetë e vështirë që të mblidhni veten por kjo me siguri do të jetë si pasojë e veprimeve tuaja. Deri në fund të ditës do të qartësoni formulimin e pyetjeve tuaja, megjithëse mund të mos ju pëlqejnë përgjigjet.
Akrepi
Sot mund të ulni ngarkesën fizike dhe të përqendroheni në aktivitete të komunikimit dhe ato intelektuale. Nismat e rëndësishme do të jenë të suksesshme nëse iniciohen gjatë pasdites. Gjithashtu gjysma e dytë e ditës do të jetë më e mirë për takime, diskutime, konsultime etj.
Shigjetari
Shigjetari duhet të përqendrohet në çështjet që kanë të bëjnë me ushqimin dhe familjen. Gjysma e dytë e ditës do të jetë e rëndësishme për të shlyer disa detyrime që kanë të bëjnë me faturat. Edhe në gjërat më të lumtura duhet të jeni të kujdesshëm për të parë koston e tyre financiare.
Bricjapi
Tregoni kujdes me fjalët tuaja, sidomos në gjysmën e dytë të ditës. Kushtojini rëndësi gjendjes suaj fizike dhe mendore. Një acarim dhe shëndeti i përkeqësuar do t’iu prishin ditën, dhe shumë njerëz nuk do të kenë dëshirë të bisedojnë me ju.
Ujori
Një telefonatë ose mesazh mund të jetë ngjarja kryesore e ditës. Mund të ndodh që të merrni një propozim zyrtar ose njoftim. Kjo është ditë e rëndësishme për gjithë ata që janë në procesin e ndërtimit të karrierës së tyre, duke kaluar në një gjykim të mirëfilltë.
Peshqit
Do të jetë e vështirë që në gjysmën e dytë të ditës të gjeni përqendrim. Mos u mbështesni në një rritje momentale frymëzimi, pasi situata mund të ndryshojë shpejtë. Mbani mendimet dhe veprimet tuaja nën kontroll gjatë gjysmës së dytë të ditës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





