Transmetuar më 12-09-2014, 15:43

Iris Grace, është katër vjeç dhe jeton në një botë plot ngjyra dhe të qetë, në mes të artit, muzikës dhe dashurisë. Arti përfshin pikturën, muzikën dhe violinën që e vogla luan ndërsa shikon orkestrat në performancat e tyre në Youtube.

Vogëlushja u diagnostikua nga autizmi në vitin 2011, ndërsa gjatë gjithë kohës, shoqëri i ka bërë macja Thula.

“Me macen, Iris është përmirësuar shumë, flet më shumë, është më e gëzuar, madje pranon më me lehtësi që të vishet. Iris i tregon Thulës historitë dhe aventurat që sajon me lodrat e saj. Luan fshehurazi dhe pikturon bashkë me macen, madje edhe në darkë flenë bashkë”, trgon nëna e vajzës angleze.

Duke ndjekur rastin mjekët kanë thënë se macja ka luajtur rol pozitiv te vogëlushja, e cila ka shënuar përmirësime të ndjeshme./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit