Transmetuar më 12-09-2014, 15:22

Krujë, 12 shtator 2014, NOA.al- Një burrë nga një fshat i Krujës i ka dhënë fund jetës në rrethana të dyshimta.

Mesnatën e kaluar në banesën e tij në fshatin Halil të Krujës është vetëhelmuar duke gjetur vdekjen në spitalin e Tiranës 62 vjeçari B.K.

Ishin familjarët ata që e gjetëm burrin në gjendje të rëndë, duke e dërguar për mjekim në spital, ku pavarësisht ndihmës së dhënë gjeti vdekjen.

Dyshimet e para të uniformave blu janë se 62 vjeçari ka pirë fostoksinë, në kushte të rënda depresive. Aktualisht vijon kryerja e hetimeve të para në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit