Transmetuar më 12-09-2014, 14:19

Ajo që duhet të ishte një lojë zbavitëse u transformua fillimisht në ankth dhe në përfundim me shpëtim.

Jackie Nicholas, 35 vjeç nga Derby, në Angli zbuloi se ishte prekur nga kanceri i gjirit falë një selfie.

Duke ndjekur faqet online të femrave të famshme pa make up, për të mbështetur studimet për kancerin e gjirit, Jackie postoi një fotografi selfie në rrjetet sociale, për t’iu bashkuar kësaj nisme.

Nga aty e bërë kurioze nga informacionet që publikoheshin, gruaja zbuloi se kishte një gjendërr në gji.

Dhe kur kuptoi se mund të kishte kancer, shkoi të vizitohej te doktori. Për fat të mirë kanceri u diagnostikua në kohë, dhe Jackie falë një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e një pjese të gjirit, mundi të shpëtojë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit