Transmetuar më 12-09-2014, 14:06

Qysh në vitet e para të krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndonëse e re në moshë ajo u bë figurë me rëndësi për të rinjtë e kësaj partie.

Vit pas viti pozita e saj në LSI u forcua, dhe tashmë mban postin e zv.Ministres së Integrimit Europian.

Por nga ajo vajza e vogël me kaçurrela e cila ngrinte zërin për kauzat e LSI, nuk ka ndryshuar shumë, përveçse prej ditës së djeshme ajo është bërë “Zonjë”, pasi është martuar.

Erisa Xhixho ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me të fejuarin Enea Nuredini, në një ceremoni të veçantë dhe elegante të organizuar në zonën e Gjirit të Lalzit buzë detit.

Në ceremoninë e mbajtur mbrëmjen e djeshme ishin të pranishëm miq dhe të afërm të çiftit, ku nuk mungoi as kreu i LSI, Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja, Monika Kryemadhi. Ceremonia e djeshme u përmbyll me një kokteil në një nga restorantet pranë Gjirit të Lalzit.

Ndërkohë ditën e shtunë çifti do të zhvillojë edhe dasmën tradicionale me familjarët e tyre në një kompleks në kryeqytet. Bashkëngjitur gjeni disa nga fotografitë e ceremonisë, ku nusja e re duket tejet elegante dhe e lumtur. Gjithashtu gjatë ceremonisë nuk kanë munguar as lotët e emocioneve të Erisës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit