Transmetuar më 12-09-2014, 13:47

Edhe pse është kthyer në një mani dhe nuk ka ngelur vetëm në kuadrin e përgjithshëm të një mode botërore, nuk e kishim diskutuar thuajse asnjëherë faktin nëse Papa Françesku kishte realizuar ndonjëherë ndonjë selfie apo jo.

Jemi marrë me sefliet e njerëzve të famshëm, VIP-ave, krerëve të shteteve, përfshirë edhe Barack Obamën, apo edhe me kryeministrin tonë, Edi Rama, por kurrë nuk kemi folur për Papën. Më poshtë gjeni foton e parë selfie të Papës Benedetto XVI. Ai që e ka shkrepur këtë foto në bashkëpunim të Papës së Emëruar, ka qenë Giuseppe Riccardi, një seminarist 22 vjeçar i dioqezës Aversa në Caserta të Italisë. I riu në profilin e tij e përcakton veten si katolik dhe dashurues i jetës dhe muzikës./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit