Transmetuar më 12-09-2014, 13:30

Tiranë, 12 shtator 2014, NOA.al – Çështja e masës së sigurisë të dhënë nga ish Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit do të shkojë në Gjykatën e Apelit më 15 shtator.

Gjykatësit që do të shqyrtojnë këtë çështje do të jenë Alaudin Malaj, Agim Bendo dhe Shkëlqim Mini. Mësohet se seanca gjyqësore do të nisë rreth orës 12:00 të ditës së hënë të javës që vjen.

Më 7  shtator, Gjykata ka dhënë masën e dënimit “arrest me burg” për ish Guvernatorin e BSH, Ardian Fullani. Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin në mungesë të marrë më parë për të. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit