
Tiranë, NOA.al – Sipas MeteoAlb, gjatë paradites, zonat verilindore dhe juglindore paraqiten me vranësira dhe shira te dendur ndërsa me vranësira dhe intervale kthjellimesh do të jetë pjesa tjetër e territorit.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke bërë që shirat të përfshijnë të gjithë vendin. Here pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që situata e vranësirave dhe shirave të jetë prezent edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por një rritje e lehtë e temperaturave do të kenë vlerat maksimale të ditës.
Era do të fryjë, me shpejtësi nga 35 deri 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det, dallgë deri 4 – 5 ballë.
Europa
Në Europën Qendrore dhe zonën e Alpeve, do të vijojnë ndikimin e tyre vranësirat e fuqishme të cilat do të gjenerojnë stuhi ere të fortë dhe shira mesatarë. Po ashtu, brigjet perëndimore të Norvegjisë duke përfshirë edhe rajonet perëndimore të Balltikut paraqiten me vranësira dhe shira gjatë gjithë ditës. Shirat do të vijojnë edhe në pellgun mesdhetar si edhe gadishullin e Ballkanit.
Jugperëndimi i kontinentit si dhe Europa Lindore karakterizohen nga kthjellime dhe kalime vranësirash të lehta. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





