Transmetuar më 12-09-2014, 13:06

Në pamje të parë duken se janë binjake identike. Në realitet këto dy nuse ruse nuk janë as motra dhe as homoseksuale. Realisht janë një mashkull dhe një femër të quajtur Dimitriy Kozhuhov dhe Ellison Brux.

Dimitry është 23 vjeç dhe thirret nga të gjithë me emrin Alina Davis. Ai është një mashkull i cili vishet si femër, për të ngjarë me bashkëshorten e tij 21 vjeçare. Në fakt, të dy ngjajnë jashtë mase me njëri-tjetrin.

Për tu martuar, e për më tepër në këtë mënyrë, duke veshur të njëjtin fustan nusërie, të dyve iu desh të kapërcenin mjaft pengesa. Në Rusi, martesa mes personave të të njëjtit seks është e jashtëligjshme, por autoritetet nuk kanë mundur të kundërshtojnë, pasi ata kanë lindur femër dhe mashkull, pra nuk janë të të njëjtës gjini.

Gjithsesi, çifti ka bërë gjithçka që ishte e mundur për të fshehur këtë “fatkeqësi” të pamundësisë për të lindur të dy me të njëjtën gjini, përpara syve të publikut, duke celebruar në këtë mënyrë martesën e tyre. Shikoni fotot më poshtë për tu  njohur më shumë me pamjen e tyre. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit