
Një violiniste ka luajtur pjesë të kompozitorit të famshëm Mozart gjatë një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë në Izrael, përmes së cilës ka ndihmuar mjekët të ndërhynin në kokën e saj për të ndaluar neuronet që t’i shkaktonin në vijimësi dridhjen e duarve.
Për rreth 20 vite me radhë, dridhja e duarve i ka penguar gruas zhvillimin e karrierës, por tashmë do të jetë përsëri e aftë të luajë në mënyrë profesionale.
Naomi Elishuv ishte një violiniste profesioniste, e cila luante në Lithuanian National Symphony Orchestra, përpara se të diagnostikohej me dridhje të duarve. Në atë moment iu desh të ndalonte së zhvilluari karrierën e saj artistike.
Të martën që lamë pas, Elishuv iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Tel Aviv Sourasky Medical Center, për të ndaluar simptomat e sëmundjes së saj. Operacioni ishte tejet i veçantë dhe unik në llojin e tij.
Profesor Yitzhak Fried, drejtor i Functional Neurosurgery, i cili operoi Naomin tha se ishte hera e parë që operonte një pacient, i cili luante një instrument gjatë operacionit. “Jam shuëm i kënaqur që kishim mundësinë të shijonim një koncert privat nga një muzikante e talentuar dhe e nderuar”, tha ai për mediat në Izrael. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





