Transmetuar më 12-09-2014, 07:43

Kush tymos në mënyrë të rregullt kanabis gjatë adoleshencës dhe në veçanti përpara moshës 17 vjeçare, ka një probabilitet mbi 60% të braktisë shkollën edhe të përdorë më pas droga të tjera, të cilat e çojën drejt vetëvrasjes, në krahasim me ata që nuk e konsumojnë.

Në këtë përfundim ka dalë një studim australian i Universitetit Nuovo Galles del Sud, i publikuar në The Lancet Psychiatry. Kërkimi del në përfundimin se nuk ka një nivel të sigurt të kontrollit në mënyrë që lënda narkotike të mos përdoret nga adoleshentët.

Ekspertët kanë përpunuar të dhënat nga thuajse 4 mijë pjesëmarrës, të cilët kanë përdorur kanabis gjatë tre viteve që ka zgjatur studimi. Sipas studiuesve, marijuana ka pasoja tejet negative te personat, kur ata janë në moshën e adoleshencës, në krahasim me rininë apo mosha të tjera. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit