
Neil Patrick Harris i ka thënë “Po” të dashurit të tij historik, David Burtka dhe për këtë gjë ka zgjedhur Italinë. Ka qenë një martesë intime, e celebruar mes miqsh e familjarësh, ku i pranishëm ka qenë edhe Elton John.
Riti martesor i celebrimit është zhvilluar në Kështjellën e Prokopit në Perugia, në afërsi të malit Tezio. Ndërtesa antike është rikonstruktuar rreth një vit më parë, nga një sipërmarrës rus, i cili e ka vënë në dispozicion të personazheve të famshëm.
Mësohet se me të gjitha detajet e ceremonisë si dhe me organizimin e saj është marrë producentja dhe regjisorja e serialeve televizive Pam Fryman, ndërsa Elton John ka kënduar enkas për çiftin. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





