Transmetuar më 11-09-2014, 16:52

Nuk është e rrallë që dy personazhe të famshme, të cilat janë tejet të dhëna pas modës dhe veshjeve, të përfundojnë duke mbajtur në trupin e tyre, të njëjtat rroba të së njëjtës firmë, e madje edhe të njëjtin produkt.

Ky është edhe rasti i Zooey Deschanel, e cila ka zgjedhur koleksionin e To Tommy nga Zooey për Tommy Hilfiger. Bëhet fjalë për një fustan të bardhë me topa me ngjyra, të cilin Zooey e ka veshur me rastin e lançimit të koleksionit, në muajin prill.

Vetëm dy javë më pas, e  njëjta veshje është parë e përdorur nga Taylor Swift, e cila është një femër që e ndjek tej mase modën. Ajo e ka shoqëruar fustanin me një rrip kaf, me këpucë të zeza dhe me një çantë të zezë në formë baluleje Agata të Dolce & Gabbana.

Më mirë versioni street style, e Taylor apo ai i edukuar i Zooey? Ju si mendoni? /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit