
Për të reduktuar numrin e duhanpirësve, qeveria e Seulit në Korenë e Jugut ka menduar që të rrisë me 80% çmimin e cigareve.
Projekti u prezantua nga Ministria e Shëndetësisë dhe nëpërmjet tij, parashikohet një rritje tejet e ndjeshme e çmimit për cigaret.
Nga çmimi aktual i paketës prej 1.9 euro, ky çmim do të shkojë në 3.4 euro. Sipas ministrisë thuhet se kjo rritje çmimi do të reduktonte pirjen e cigareve në masën 34%.
Në Korenë e Jugut 44% e meshkujve në moshë madhore janë duhanpirës, pa marrë parasysh femrat dhe djemtë më të rinj një moshë. Koreja e Jugut është një prej vendeve me numrin më të lartë të duhanpirësve./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





