
Kukës, 11 shtator 2014, NOA.al- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pranë Ministrisë së Brendshme ka vënë në pranga tre ish- punonjës të Policisë Kufitare.
Rreth mesnatës së kaluar SHKB në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Qarkut Kukës, vunë në pranga Fatos Ahmatin, me gradën Komisar, me detyrë ish-Shef i Stacionit të Policisë Kufitare Shishtavec, me masë të sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim kompjuterik”; Petrit Dauti, me gradën N/Komisar, me detyrë Përgjegjës Turni në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim kompjuterik”.
Ndërkohë gjatë paradites së sotme në Komisariatin e Policisë Kukës, u ekzekutua masa e sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj Behar Dida, me gradë K/Inspektuar, me detyrë ish-Ndihmës specialist/Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, akuzuar për veprën penale “Falsifikim kompjuterik”.
Arrestimet u kryen bazuar në urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për masat e sigurimit personal “Arrest në Burg” ndaj ish-punonjësve të policisë Fatos Ahmati, Petrit Dauti, Behar Dida.
Urdhrat nuk ishin ekzekutuar për shkak të shmangies së tyre nga hetimi, fakt për të cilin ishin shpallur në kërkim./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





