









Brad Pitt duke rregulluar veshjen e Pax dhe Angelina Jolie që përqafon e emocionuar fëmijët e saj. Ky është portreti i martesës së vitit, ai mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt.
Disa fotografi nga ceremonia e mbajtur në mënyrë të fshehtë janë publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku shihet momenti i celebrimit të çiftit të famshëm të aktorëve.
Bie në sy se përveç prindërve edhe fëmijët ishin veshur në mënyrë elegante, ku të vetmet ngjyra që dominonin ishin e bardha dhe e zeza.
Brad dhe Angelina u martuan në një ceremoni sekrete në Francë, në rezidencën e tyre Chateau Miraval, ku shkëmbyen betimet para shumë pak miqve dhe fëmijëve të tyre.
Jolie u shoqërua në altar nga fëmijët e mëdhenj Maddox dhe Pax, Zahara dhe Vivienne hodhën petale trëndafili, ndërsa Shiloh dhe Knox mbanin unazat./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





