Transmetuar më 11-09-2014, 13:42

Quhen Kuro Diamond dhe Kuro Pearl dhe janë hamburgerat e rinj të lançuar në Japoni nga Burger King.

E veçanta? Janë të zinj si sera, që nga buka e deri te djathi. Në pamje të parë mund të duket si një hamburger i djegur, apo që i ka rënë sipër ndonjë lëng i çuditshëm.

Në fakt ky produkt është fryt i fantazisë të japonezëve që kanë krijuar panine të zeza. Paninia dhe djathi janë të ngjyrosura me të zezë me “karbon bambuje”, ndërsa salca me ngjyrë të zezë e ka origjinën nga sepja.

Pavarësisht se në pamje mund të duken jo të këndshëm, krijuesit e tyre thonë se shija e këtyre hamburgerave është shumë e mirë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit