
Tiranë, 11 shtator 2014, NOA.al- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, iu përgjigj interesit të mediave lidhur me situatën në Bankën e Shqipërisë.
Në përfundim të seancës parlamentare Peleshi deklaroi se funksionimi i BSH, nuk është penguar, ndërsa për zgjedhjen e Guvernatorit të ri, pas arrestimit të Ardian Fullanit, deklaroi se Presidenti i Republikës do të veprojë siç e parashikon ligji për të propozuar Guvernatorin e ri.
“Ka afate ligjore brenda të cilit Parlamenti duhet të japë mendimin vet. Nuk ka vend për panik, funksionimi i Bankës së Shqipërisë nuk është penguar edhe me numrin e atyre që janë në detyrë. Presidenti është i ngarkuar të jetë pjesë e qenësishme e procesit përmes propozimit të emrit të Guvernatorit të ri. Qeveria shqiptare është e para e interesuar që nga ky proces Banka e Shqipërisë të dalë më e fortë, më solide”, u shpreh Peleshi.
Sipas tij qeveria nuk ka qëllim që të kapë politikisht institucionet e pavarura aq më pak Bankën e Shqipërisë.
Në vijim të fjalës së tij ai apeloi opoziën që të rikthehet në Kuvend për të dhënë qëndrimin dhe mendimin për projektligjet që pritet të votohen./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





